Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrton brenda fushave të përgjegjësisë projektligjet, projektvendimet dhe çështjet e tjera që paraqiten në Kuvend, kryen studime për efektivitetin e ligjeve në fuqi, ndjek zbatimin e ligjeve dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive dhe të organeve të tjera qendrore, duke i propozuar Kuvendit ose Këshillit të Ministrave marrjen e masave përkatëse, si dhe propozon për miratim në Kuvend projektligje, projektdeklarata ose projektrezoluta.

Fushat e përgjegjësisë: Politikat ekonomike, Buxheti i Shtetit dhe mbikëqyrja e zbatimit të tij, financat publike, privatizimet dhe sistemi bankar si dhe çështjet e agjendës së zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe zbatimi i angazhimeve që rrjedhin prej saj.


Përbërja aktuale është si vijon:

Kryesia e komisionit: Eduard Shalsi - Kryetar (PS), Sorina Koti - Zëvendëskryetare (PD), Blerina Gjylameti - Zëvendëskryetare (PS), Enslemvera Zake - Sekretare (PS).

AnëtarëErion Braçe (Grupi parlamentar PS), Anila Denaj (Grupi parlamentar PS)Antoneta Dhima (Grupi parlamentar PS), Pranvera Resulaj (Grupi parlamentar PS)Vullnet Sinaj (Grupi parlamentar PS)Benet Beci (Grupi parlamentar PS)Shpresa Marnoj (Grupi parlamentar PS)Alban Xhelili (Grupi parlamentar PS), Edmond Spaho (Grupi parlamentar PD), Jorida Tabaku (Grupi parlamentar PD), Alfred Rushaj (Grupi parlamentar PD), Bujar Leskaj (Grupi parlamentar PD), Arbi Agalliu (Grupi parlamentar PD), Agron Shehaj (Grupi parlamentar PD), Emilja Koliqi (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim), Dashamir Shehi (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim)


Anëtarët zëvendësues: Ilir Topi (PS), Ilir Metaj (PS),  Etjen Xhafaj (PS), 4. Mimi Kodheli (PS),  Flamur Hoxha (PD), Fatjon Veizaj (PD)