Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit

Komisioni për Politikën e Jashtme

Komisioni për Politikën e Jashtme shqyrton brenda fushave të përgjegjësisë projektligjet, projektvendimet dhe çështjet e tjera që paraqiten në Kuvend, kryen studime për efektivitetin e ligjeve në fuqi, ndjek zbatimin e ligjeve dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive dhe të organeve të tjera qendrore, duke i propozuar Kuvendit ose Këshillit të Ministrave marrjen e masave përkatëse, si dhe propozon për miratim në Kuvend projektligje, projektdeklarata ose projektrezoluta.

Fushat e përgjegjësisë: Politika e jashtme, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, si dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare  si dhe çështjet e agjendës së zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe zbatimi i angazhimeve që rrjedhin prej saj.


Përbërja aktuale është si vijon:

Kryesia e komisionit: Mimi Kodheli - Kryetare (PS), Tomor Alizoti - Zëvendëskryetar (PD), Blendi Klosi - Zëvendëskryetar (PS), Etjen Xhafaj - Sekretar (PS).


Anëtarë: Hatixhe Konomi (Grupi parlamentar PS)Lavdrim Krrashi (Grupi parlamentar PS)Alqi Bllako (Grupi parlamentar PS)Benet Beci (Grupi parlamentar PS)Petro Koçi (Grupi parlamentar PS), Besion Ajazi (Grupi parlamentar PS), Klodiana Spahiu (Grupi parlamentar PS), Grida Duma (Grupi parlamentar PD), Kreshnik Çollaku (Grupi parlamentar PD), Shpëtim Idrizi (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim), Tritan Shehu (Grupi parlamentar PD), Belind Këlliçi (Grupi parlamentar PD), Vangjel Dule (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim), Greta Bardeli (Grupi parlamentar PD).


Anëtarë zëvendësues: Blerina Gjylameti (Grupi parlamentar PS), Bardhyl Kollçaku (Grupi parlamentar PS), Taulant Balla (Grupi parlamentar PS), Ilirian Pendavinji (Grupi parlamentar PS), Agron Gjekmarkaj (Grupi parlamentar PD), Helidon Bushati (Grupi parlamentar PD), Fatmir Mediu (Grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim).