Komisioni për Integrimin Europian

Komisioni për Integrimin Europian shqyrton brenda fushave të përgjegjësisë projektligjet, projektvendimet dhe çështjet e tjera që paraqiten në Kuvend, kryen studime për efektivitetin e ligjeve në fuqi, ndjek zbatimin e ligjeve dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive dhe të organeve të tjera qendrore, duke i propozuar Kuvendit ose Këshillit të Ministrave marrjen e masave përkatëse, si dhe propozon për miratim në Kuvend projektligje, projektdeklarata ose projektrezoluta. Fushat e përgjegjësisë: Çështjet e integrimit europian, përafrimi i legjislacionit me acquis e Bashkimit Europian, mbikëqyrja e zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, si dhe mbikëqyrja e asistencës financiare të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Përbërja aktuale është si vijon: Rudina Hajdari - kryetare (grupi parlamentar "Demokrat"), Senida Mesi - zëvendëskryetare (grupi parlamentar PS), Fatmir Velaj - sekretar (grupi parlamentar PS), Sadri Abazi - anëtar (grupi parlamentar PS), Musa Ulqini - anëtar (grupi parlamentar PS), Ilir Pendavinji - anëtar (grupi parlamentar PS), Taulant Balla - anëtar (grupi parlamentar PS), Mirela Kumbaro - anëtare (grupi parlamentar PS), Arben Kamani - anëtar (grupi parlamentar PS), Klodiana Spahiu - anëtare (grupi parlamentar PS), Ralf Gjoni – anëtar (grupi parlamentar "I pavarur"), Suzana Topi – anëtare (jashtë grupeve parlamentare).

 

Anëtarët zëvendësues janë: Eglantina Gjermeni (grupi parlamentar PS), Andrea Marto (grupi parlamentar PS), Ilir Beqaj (grupi parlamentar PS), Aurora Mara (grupi parlamentar "I pavarur")