Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrton brenda fushave të përgjegjësisë projektligjet, projektvendimet dhe çështjet e tjera që paraqiten në Kuvend, kryen studime për efektivitetin e ligjeve në fuqi, ndjek zbatimin e ligjeve dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive dhe të organeve të tjera qendrore, duke i propozuar Kuvendit ose Këshillit të Ministrave marrjen e masave përkatëse, si dhe propozon për miratim në Kuvend projektligje, projektdeklarata ose projektrezoluta. Fushat e përgjegjësisë: Kodet dhe organizimi i pushtetit gjyqësor, administrata publike, administrata e pushtetit gjyqësor, organizimi dhe funksionimi i pushtetit vendor, shërbimet e pavarura në sistemin e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut. Përbërja aktuale është si vijon: Ulsi Manja - kryetar (grupi parlamentar PS), Korab Lita - zëvendëskryetar (grupi parlamentar "Demokrat")  Klotilda Bushka - sekretare (grupi parlamentar PS), Vasilika Hysi - anëtare (grupi parlamentar PS), Fatmir Xhafaj - anëtar (grupi parlamentar PS), Damian Gjiknuri - anëtar (grupi parlamentar PS), Adnor Shameti - anëtar (grupi parlamentar PS), Bashkim Fino - anëtar (grupi parlamentar PS), Edmond Leka - anëtar (grupi parlamentar PS), Alket Hyseni - anëtar (grupi parlamentar PS), Jurgis Çyrbja - anëtar (grupi parlamentar PS), Spartak Braho - anëtar (grupi parlamentar PS), Alban Zeneli - anëtar (grupi parlamentar "Demokrat"), Andi Përmeti - anëtar (jashtë grupeve parlamentare), Adriatik Alimadhi - anëtar (jashtë grupeve parlamentare), Aurora Mara - anëtar (grupi parlamentar "I pavarur"), Elda Hoti - anëtar (jashtë grupeve parlamentare), Tom Doshi - anëtar (jashtë grupeve parlamentare), Elena Xhina - anëtare (jashtë grupeve parlamentare).

Anëtarët zëvendësues janë: Adelina Rista - (grupi parlamentar PS), Xhemal Qefalia - (grupi parlamentar PS), Edlira Bode - (grupi parlamentar PS).