Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit

Sekretariati për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit

Sekretariati për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit ndjek dhe mbikëqyr punën e shërbimeve të Kuvendit të ngarkuara me garantimin e transparencës së veprimtarisë së deputetëve, komisioneve e shërbimeve të Kuvendit ndaj publikut dhe institucioneve. Sekretariati mbikëqyr punën për aplikimin e përdorimit të teknologjive të avancuara të informacionit (e-parlament), për modernizimin e funksioneve të shërbimeve që ofron administrata, si dhe për mbështetjen e monitorimit të veprimtarisë së institucioneve kushtetuese të pavarura e atyre të krijuara me ligj. Sekretariati mbikëqyr gjithashtu punën për informimin e publikut për veprimtarinë e Kuvendit dhe institucioneve kushtetuese të pavarura e atyre të krijuara me ligj.


Përbërja është si vijon: Blendi Klosi - Sekretar (PS), Besion Ajazi - anëtar (PS), Ina Zhupa - anëtare (PD).


Anëtar zëvendësues: Anduel Tahiraj (PS)