Ruçi dhe kryeparlamentarët e rajonit i propozojnë BE-së masa shtesë për luftën ndaj pandemisë COVID-19

  • Postuar më, 26/03/2020

Kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor i janë drejtuar me një letër Presidentit të  Parlamentit Evropian, David Sassoli, dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nëpërmjet së cilës u propozojnë Parlamentit dhe Komisionit Europian disa masa shtesë për luftën ndaj pandemisë në rajonin tonë.

“Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës së pandemisë COVID-19,  numrin e personave të infektuar dhe pajisjet e pamjaftueshme mjekësore të vendeve tona, sot, më tepër se kurrë, kemi nevojë për solidaritet, një qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët. Ndaj, kërkojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor:

Të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e paisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit BE-së;

Të kenë akses në prokurimin e përbashkët me BE-në të paisjeve mjekësore për të luftuar pandeminë;


Share