Mblidhet Sekretariati për Proçedurat, Votimet dhe Etikën

  • Postuar më, 13/02/2020

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, në mbështetje të nenit 65/2 të Rregullores së Kuvendit,  mori në shqyrtim kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për marrje mase disiplinore ndaj deputetit Ralf Gjoni. Sekretariati shqyrtoi çështjen nëpërmjet një procedure që i garantoi deputetit Ralf Gjoni të drejtën për t’u informuar për kërkesën, për t’u pyetur, për t’u dëgjuar, për të paraqitur shpjegimet e tij dhe për t’u njohur me provat dhe dokumente të tjera. Në përfundim të shqyrtimit, Sekretariati vendosi për deputetin Ralf Gjoni përjashtimin me 10 ditë nga seanca plenare dhe komisionet.