Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikoi me uninamitet marrëveshjen për anëtarësimin në NATO

  • Postuar më, 12/02/2020

12 shkurt 2020


Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Vasilika Hysi, mori pjesë në seancën plenare të ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përfaqësues të parlamenteve të vendeve fqinjë, anëtare të NATO-s, ishin të pranishëm në seancën solemne.

Zëvendëskryetarja Hysi u prit në takim nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi. Në takim u vlerësua roli i NATO-s dhe anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në sigurinë në rajon, demokracinë dhe forcimin e institucioneve në vend.

Në përfundim të seancës u organizua ngritja ceremoniale e flamurit të NATO-s përpara ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.