Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ngushëllim popullin turk dhe Presidentin Erdogan: Goditjet e natyrës përballohen bashkarisht

  • Postuar më, 25/01/2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, është shprehur sot me një mesazh solidariteti me popullin turk pas tërmetit të 24 janarit, i cili shkaktoi viktima, mijra të lënduar e mjaft dëmtime.

Në këto momente të rënda, shpreh mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë dhe timen personale, ndajmë dhimbjen me popullin turk dhe familjet e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. 

Shprehim mbështetjen e solidaritetin e plotë me Presidentin Erdogan sepse goditjet e natyrës përballohen më lehtë e më shpejt bashkarisht.”, shkruhet në mesazhin e solidaritetit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.