“Dita e Dyerve të Hapura” 100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar. Një mijë qytetarë vizitojnë Parlamentin

  • Postuar më, 22/01/2020

Në kuadër të kremtimeve të 100-vjetorit të parlamentarizmit, Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin “Dita e Dyerve të Hapura”.

Rreth një mijë qytetarë vizituan ambientet e Sallës së Seancave Plenare dhe kanë pasur mundësi të njihen më nga afër jo vetëm me “shtëpinë ligjvënëse”, por dhe me historinë e parlamentarizmit shqiptar, guri i themelit të së cilit ishte Kongresi i Lushnjës.

Gjatë kësaj dite vizitorët kanë mundur të ndjekin dokumentarin “100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar”, të njihen me botime parlamentare dhe u janë shpërndarë çanta, bluza dhe stilolapsa me stemën e 100-vjetorit të parlamentarizmit, të prodhuar enkas për këtë veprimtari.

Numrin më të lartë të vizitorëve e kanë shënuar fëmijët, të cilët të organizuar nëpër grupe, kanë shprehur shumë interes për të parë nga afër sallën plenare dhe të jenë deputetë për një ditë.