Komisioni drejtues i Rrjetit kombëtar për edukimin ligjor të publikut (SELP) zhvilloi mbledhjen e tij të radhës

  • Postuar më, 17/01/2020


Në bazë të vendimit të Kuvendit nr. 47/2019 “Për miratimin e strategjisë së edukimit ligjor të publikut 2019-2023”, Komisioni drejtues i Rrjetit kombëtar për edukimin ligjor të publikut zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, në drejtimin e kryetares, znj. Vasilika Hysi. 

Në këtë takim, anëtarët e komisionit drejtues diskutuan dhe miratuan rregulloren “Për organizimin dhe funksionimin e Rrjetit kombëtar për edukimin ligjor të publikut”.

Komisioni vlerësoi kandidaturat për anëtarë të Bordit këshillimor të Komisionit drejtues, të vetë-ofruara pas thirrjes publike, të botuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë. 

Me votim të fshehtë, u zgjodhën si anëtar/e të Bordit Këshillimor:  

1. Znj.Alma Hicka

2. Znj. Enkeleda Olldashi 

3. Znj.Migena Leskoviku

4. Znj. Mirela Bogdani

5. Znj. Nadia Rusi

Komisioni diskutoi projektin e Planit të veprimit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë në zbatimit të “Strategjisë së edukimit ligjor të publikut 2019-2023”.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit vendosën të vazhdojë konsultimi publik i projektit të planit të veprimit.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Rrjetit të Edukimit Ligjor të Publikut, çdo organizatë, ekspertë/e në fushën e edukimit ligjor që të paraqesin mendime dhe sugjerime për projektin e planit të veprimit pranë Ministrisë së Drejtësisë  në adresën:  Rovena.Pregja@drejtesia.gov.al ose në adresën e Rrjetit: Rrjeti.Selp@parlament.al .