Kryetari i Kuvendit Ruçi përshëndet ligjin për simbolet kombëtare në Malin e Zi

  • Postuar më, 29/12/2019

29 dhjetor 2019


Simbolet kombëtare, e drejtë thelbësore në demokracinë liberale

Fqinji ynë, hap drejt konsolidimit të shoqërisë multietnike

Mirënjohje kolegut Brajovic dhe partive shqiptare


Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi përshëndeti sot miratimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare nga Kuvendi i Malit të  Zi.


Ligji i sapomiratuar u garanton njësive administrative  ku shqiptarët përbëjnë 5 përqind të popullsisë të drejtën  e përdorimit të flamurit kombëtar me rastin e festës kombëtare.


Përdorimi i simboleve kombëtare është një e drejtë thelbësore etnike dhe politike në demokracinë liberale.


Me miratimin e këtij ligji, fqinji dhe partneri  ynë, Mali i Zi, shënon një hap domethënës drejt konsolidimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve, përfshirë pakicat etnike, në një shoqëri multietnike.


I shpreh falenderimin dhe mirënjohjen time kolegut Brajovic dhe deputetëve të Kuvendit që votuan këtë ligji. 


Një përgëzim të veçantë meritojnë partitë shqiptare dhe deputetët shqiptarë për përpjekjet e tyre për miratimin e këtij ligji. 


Kjo është një provë tjetër e kontributit të shqiptarëve si një faktor paqeje, stabiliteti dhe kohezioni në rajon.”, shkruan në mesazhin e tij përshëndetës Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz  Ruçi.