Me ftesë të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE z.George Tsereteli dhe me mbështetje të misionit të OSBE-së në Tiranë, Znj.Elona Gjebrea, mori pjese në delegacionin e Asamblesë Parlamentare në Kiev, Ukrainë

  • Postuar më, 18/12/2019

Me ftesë të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE z.George Tsereteli dhe me mbështetje të misionit të OSBE-së në Tiranë, Znj.Elona Gjebrea, në cilësinë e anëtares së byrosë dhe raporteres së komitetit të ceshtjeve ekonomike, ambientit dhe shkencës, mori pjese në delegacionin e Asamblesë Parlamentare në Kiev, Ukrainë. 

Delegacioni zhvilloi takim me Kryetarin e Parlamentit të Ukraines, z. Dmytro Razumov. Në këtë takim u fol për konkluzionet e Samitit të 4-t të Normandisë dhe implementimin e tyre në akte ligjore si dhe rolin e Asamblesë Parlamentare për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. 

Në vijim u zhvillua takim me delegacionin parlamentar të Ukraines pranë Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, si dhe  kryetarin e misionit të OSBE-së në Kiev, ambasadorin Halit Cevik.

"Shqipëria merr kryesimin e OSBE në Janar dhe tashmë në prioritetet e shpallura nga Kryeministri, z. Edi Rama, konfliktet dhe situata në Ukrainë janë në vëmendje sikurse dhe mbështetja e punës së OSBE-së aty. Po ashtu lufta kundër korrupsionit dhe qeverisja e mirë. 

Konflikti në Ukraine kërkon zgjidhje dhe padyshim presidenca e Shqipërise do ti adresojë në mënyren e duhur në dakortësi me shtetet anëtare të OSBE. Paqja dhe jo lufta është zgjidhja." - theksoi gjatë fjalës së saj znj.Gjebrea.


Share