Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vijoi seancat dëgjimore dhe miratoi një marrëveshje

  • Postuar më, 12/12/2019

Në drejtimin e kryetares znj.Fatjona Dhimitri Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seance degjimore me perfaqësues nga fakultetet e gazetarise dhe drejtesise per diskutimin e projekltigjeve: "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” dhe projektligjit "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Të ftuarit përfaqësues nga Univesriteti I Tiranës , Universiteti i Shkodrës; “ Luigjk Gurakuqi” , OSBE shprehën opinionet dhe sugjerimet e tyre për projektligjet në fjalë në kuadrin e diskutimit në parim të tyre.

Më tej në cilësinë e komisionit përgjegjës komisioni vijoi me shqyrtimin  e  projektligjit “Per ratifikimin e memorandumit te mirekuptimit ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise  dhe Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes per programin e shkembimit akademik “Fulbright.Znj. Mirela Kumbaro në cilësinë e relators,tha se “me anë të këtij memorandumi mirëkuptimi, qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bien dakord për zbatimin e programit të shkëmbimit akademik “Fulbright” në arsim, kulturë, shkencë dhe kërkim me qëllim realizimin e përfitimeve të ndërsjella ndërmjet palëve”.

Pas diskutimeve anëtarët miratuan marrëveshjen në fjalë.