Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, Ambasadori Sergio Piazzi, i dërgon mesazh ngushëllimi Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi

  • Postuar më, 29/11/2019

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, Ambasadori Sergio Piazzi, i dërgon mesazh ngushëllimi Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi. 

“Ju shprehim  simpatinë e thellë  për familjet e viktimave dhe të lënduarve dhe ngushëllime Kuvendit të Shqipërisë për pasojat e tërmetit që goditi vendin dhe shprehim besimin se vendi do ta marrë veten shumë shpejt nga këto pasoja shkatërrimtare,” shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, Ambasadorit Sergio Piazzi.