Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, znj. Cveta Karajançeva, i dërgon mesazh ngushëllimi Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi

  • Postuar më, 29/11/2019

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, znj. Cveta Karajançeva, i dërgon mesazh ngushëllimi Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

“Në emër të deputetëve të Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Ju shpreh solidaritetin më të thellë miqësor dhe ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave. Shpresojmë që në një kohë sa më të shpejtë do të rivendosen qetësia dhe ritmi normal i jetës në zonat e prekura nga tërmeti,” shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, znj. Cveta Karajançeva.