Mblidhet Komisioni për Sigurinë Kombëtare

  • Postuar më, 25/11/2019

Komisioni për Sigurinë Kombëtare gjatë mbledhjes së sotme diskutoi nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2020”.

Të ftuar në këtë mbledhje ishin z. Petro Koci, Zëvendës Ministër i Mbrojtjes, z. Julian HODAJ, Zëvendës Ministër i Brendshëm, z. Nuri Laknori, Drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financimit, z. Ylvi Aga, Drejtor Departamenti i Administrimit dhe Shërbimeve, znj. Enkeleda Peka, Drejtore Juridike dhe znj. Romina Peci, Drejtore Ekonomike dhe Administrimit.

Pas diskutimeve anëtarët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare miratuan nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për buxhetin e vitit 2020”.



Share