Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti nje grup artistesh të huaja

  • Postuar më, 25/11/2019

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti një grup artistesh të huaja, përfaqësuese të Klubit Botëror të Figurave të Shquara dhe Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi”, të cilat ndodhen në Shqipëri për festimet e 75 vjetorit të çlirimit.   Kryetari i Kuvendit vlerësoi kontributin e tyre në mbështetje të kulturës, artit dhe traditave kombëtare të shqiptarëve dhe nënvizoi se kjo mbështetje është një vlerë e shtuar për kulturën shqiptare. Z. Ruçi vlerësoi gjithashtu kontributin e rëndëisshëm të Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi” në promovimin e trashëgimisë historike, kombëtare e kulturore të  shqiptarëve dhe inkurajoi artistet e pranishme për të rritur kontributin e tyre në promovimin e Shqipërisë, historisë, kulturës dhe arritjeve të saj.