Komisioni për Sigurinë Kombetare zhvilloi senacë dëgjimore mbi diskutimin në parim të projektbuxhetit 2020 për Shërbimin Informativ Shtetëror

  • Postuar më, 20/11/2019

Komisioni për Sigurinë Kombetare zhvilloi senacë dëgjimore mbi diskutimin në parim të projektbuxhetit 2020 për Shërbimin Informativ Shtetëror. Pjesmarrës në këtë seancë dëgjimore ishin z Ylvi Aga, Drejtor i Departamentit të Administrimit dhe Shërbimeve, Znj. Enkeleda Peka, Drejtor Juridik dhe znj. Romina Peci, Drejtor Ekonomik dhe Administrimit. Kërkesat buxhetore nga ky institucion kanë qënë në përputhje me objektivat e politikës së prograit “Veprimtaria Informative Shtetërore”.

Sipas z.Aga, rritja e buxhetit tregon qartë angazhimin për forcimin dhe modernizimin e këtij institucioni si nevojë për t’iu përgjigjur sfidave të rëndësishme të këtij shërbimi në çështjet e sigurisë kombëtare. Për shkak të informacionit të klasifikuar mbledhja në vijim vazhdoi me dyer të mbyllura.