Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Europian, Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), dhe Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung, do të organizojë në Tiranë, në datat 18-22 Nëntor 2019, edicionin e katërt të Shkollës së Integrimit Europian.

  • Postuar më, 15/11/2019

Në datën 18 Nëntor, ora 11.30 në ambientet e Kuvendit (Salla e Grupeve Parlamentare) do të organizohet hapja e Shkollës së Integrimit Europian.

Fjalën e hapjes së Shkollës së Integrimit Europian do e mbajë Znj. Rudina Hajdari, Kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Më tej do të përshëndesin fillimin e këtij eventi të rëndësishëm, Z. Taulant Balla, Nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, SH.T.Z.  Luigi Soreca, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Z. Gent Cakaj, Ministër në Detyrë Për Europën dhe Punët e Jashtme, Z. Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, Z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Znj.  Stine Klapper, Drejtor i Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung Tirana. 

Më tej Shkolla e Integrimit Europian do vazhdojë me punimet e saj, ku do të përdoren një shumëllojshmëri e metodave të mësimdhënies dhe të trajnimit si: leksione, prezantime praktike, dhe diskutime ndërvepruese me profesorë të njohur, si dhe ekspertë të nivelit të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar për integrimin europian dhe Ballkanin Perëndimor.