Kuvendi mblidhet në Seancë Plenare

  • Postuar më, 15/11/2019

Në drejtimin e Kryetarit  z.Gramoz Ruçi, Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare ku mori në shqyrtim  projektrezolutën “Shmangia e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese - detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.

Pas diskutimeve të ndryshme nga deputetët, kjo projektrezolutë u miratua me 97 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim

Në vijim, projektvendimi  “Për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore” u miratua me 104 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Seanca i mbylli punimet, rreth orës 11.40.