Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton në parim projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2020”

  • Postuar më, 14/11/2019

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik  shqyrtoi në parim   projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2020”

Komisioni zhvilloi seancë dëgjimore me Ministren e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, znj. Besa Shahini. Të ftuar në mbledhjen e komisionit ishin edhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie, znj. Zamira Gjini, Drejtore e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe znj. Mirela Bimo, Drejtore e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar.

Në fjalën e saj znj. Shahini tha: “Për qeverinë prioritet ishte dhe mbetet arsimi. Kemi patur një rritje të vazhjdueshme të buxhetit për arsimin dhe kjo është reflektuar në të gjitha fushat që mbulon jo vetëm Ministria e Arsimit por edhe fushat e veprimtarisë që mbulon arsimi. 

Dy prej fushave kryesore që do të shohin të reflektuar rritjen në buxhetin e 2020 janë: pakti për universitetin për të përmirësuar jo vetëm cilësinë e arsimit por edhe infrastruktura si në arsimin parauniversitar ashtu edhe në arsimin e lartë. Për viti 2020 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit buxheti total shkon në 59 miliardë lekë duke zënë kështu rreth 8 % të buxhetit total. Një përqindje kjo shumë e lartë që reflekton edhe rëndësinë e këtij sektori për qeverinë shqiptare.” 

Relatorja, znj. Lindita Nikolla u shpreh se: “është e rëndësishme të theksojmë se ky është një buxhet që kënaq objektivat e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në të gjitha fushat. Ky buxhet vijon atë që është nisur në lidhje me reformën kurikulare, e përmbushur kjo nga sistemi parashkollor e deri në klasën e 12. Buxheti i detajuar i pushtetit vendor do të mundësojë uljen e raportit të fëmijëve për një edukator. Investimet e parashikuara në sistemin e arsimit bazë do të bëjnë të mundur uljen e numurit të nxënësve për klasë. Nëse do të ndaleshim tek buxhetet që i adresohen arsimit të lartë edhe këtu ka patur një rritje të konsiderueshme.”

Më pas Komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me Ministren e Kultures, znj. Elva Margariti dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie, znj. Entela Cipa, Sekretare e Përgjithshme, z. Shpëtim Shehu, Drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar dhe znj. Alma Mile, këshilltare për mediat. 

Në prezantimin e saj, Ministrja e Kultures u shpreh: “Relacioni i përgatitur për buxhetin e vitit 2020 bazohet në politikat e qeverisë shqiptare dhe Ministria a Kulturës duke hartuar programin buxhetor afatmesëm 2020-2022 është fokusuar në politikat e saj për zhvillimin e artit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe muzetë. Ky program është vlerësuar edhe në bazë të rishikimit dhe rivlerësimit të kufijve në tri programe buxhetore, në shpërndarjen e fondeve dhe ruajtjen e ekuilibrave mbështetur në tri shtylla: planifikim, menaxhim dhe administrim trashëgimi kulturore dhe muze, art dhe kulturë. Këto do të reflektohen edhe në buxhetin e vitit 2020.”  

Komisioni vijoi me diskutimin  në  parim të  projektligjit ”Për Buxhetin e Vitit 2020”, me pjesëmarrjen e  zv. Ministres se Financave dhe Ekonomisë, znj. Dajna Sorensen (për arsimin profesional).

Znj. Sorensen tha se:” Objektivat që synohen në këtë program buxhetor është rritja e aksesit në arsimin profesional dhe garantimi I cilësisë .Për vitin 2020 buxheti parashikon 3,3 miljardë për sa I përket arsimit professional”

 Më tej seanca dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit ”Për Buxhetin e Vitit 2020” me RTSH u zhvillua me pjesëmarrjen e drejtuesve të RTSH , z. Thoma Gëllçi, drejtor i Pergjithshem i RTSH , z. Kristaq Traja kryetar i Këshillit Drejtues dhe specialist të tjerë të këtij institucioni. Z. Gëllçi tha se ‘ Me projektbuxhetin e paraqitur rezulton që Buxheti I Përgjithshëm i RTSH për vitin 2020 do të parashikohet në vlerën 2,300 milion lekë, nga të cilat

 – Vlera 634 miljon – Financimi nga Buxheti I Shtetit për katër programet

-Vlera 1,666 miljon lek – Nga të ardhurat e vetë RTSH 

Komisioni zhvilloi dhe një seancë dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit ”Për Buxhetin e Vitit 2020” me QKK (Qendra Kombëtare e Kinematografisë) me drejtues të kësaj Qendre të cilët shprehën opinionet e tyre mbi Buxhetin e vitit 2020.Z.Eduart Makri, drejtor I QKSH u shpreh se: “ Duke qenë se ndryshimet ligjore do të ndodhin shumë shpejt dhe synimi I platformës time për këtë mandate katërvjeçar është që të tentojmë me këmbëngulje drejt rritjes së  cilësisë”

 Gjithashtu z.Makri kërkoi nga komisioni që gjatë diskutimit të projektbuxhetit të merrnin në konsideratë kërkesën e QKSH , që në vlerën totale të buxhetit prej 164.3 miljon lek t’I shtohen dhe fondi prej 27 miljon lek 

Komisioni vijoi me seancat dëgjimore edhe me dy Institucionet e tjera, përkatësisht Akademia e Studimeve Albanologjike dhe Agjensia Telegrafike Shqiptare, ku drejtuesit e tyre bënë propozime konkrete për projekte dhe kërkuan,që këto propozime të pasqyroheshin në buxhetin e vitit 2020.