Mblidhet Komisioni Për Politikën e Jashtme

  • Postuar më, 14/11/2019

Komisioni për Politikën e Jashtme u mblodh sot, më 14 nëntor 2019, për të shqyrtuar dhe diskutuar në parim Projektligjin “Për buxhetin e vitit 2020”. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe Ministri i Shtetit për Diasporen z. Pandeli Majko si dhe Zëvendësministri i Financave, z. Elton Haxhi. 

Anëtarët e Komisionit dëgjuan paraqitjen e bërë nga Ministri i Shtetit për Diasporën dhe argumentet e paraqitura prej tij përsa i përket aktivitetit të ministrisëdhe pjesës që i është caktuar asaj nga buxheti i vitit 2020. 

Deputetet shprehen mbështetjen për punën dhe përpjekjet për rritjen e mbështetjes së diasporës dhe forcimin e marrëdhënieve me të. Ata theksuan rëndësinë e një vlerësimi sa me të saktë dhe realist të burimeve financiare të nevojeshme në këtë drejtim.