Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi një projektligj

  • Postuar më, 13/11/2019

Në drejtimin e kryetares znj. Ermonela Felaj komisioni për Sigurinë, shqyrtoi projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin final të konferencës së shteteve anëtare të Konventës Ndërkombëtare për Standardet e Kualifikimit, Çertifikimit dhe Shërbimit për Detarët.

I  ftuar për të folur rreth projektligjit në fjalë, ishte z.Artan Shkreli, zëvendësministër në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe drejtorë dhe specialist të tjerë të kësaj ministrie.Z. Shkreli foli për përmbajtjen e kësaj Konvente, nevojën që ka Shqipëria për të aderuar në instrumenta të tillë ndërkombëtarë dhe lidhjen e posacme që ka me Sigurinë ‘” Shqipëria ka kohë që aderon në këtë Konventë, por bëhet fjalë për amendime të caktuara që kanë të bëjnë me kodet e Konventës . Kjo Konventë po përditësohet në nivel global . Kryesisht ndryshimet kanë bëjnë me ndryshimet klimaterike në botë, qëndrimi etik i Flotave të ndryshme , gjëra që kanë të bëjnë më shkakrkesa të ndryshme të mbetjeve në det . Sa I përket çështjeve të sigurisë Konventa zhduk pabarazitë e vendeve që janë anëtare të Konventës.

 Më tej z.Sadi Vorpsi, relator i këtij projektligji tha se : “Objekti i këtij projektligji është miratimi edhe nga Republika e Shqipërisë, si shtet anëtar në IMO, i ndryshimeve të Konventës STCËMi cili do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e standardeve kombëtare të nevojshme për institucionet e trajnimit dhe trajnuesit për të zhvilluar aftësitë dhe kompetencat kaq shumë të nevojshme për marinarët e sotëm, duke u bazuar në standardet ndërkombëtare”

Pas pyetjeve dhe diskutimeve nga anëtarët, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.