Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi në parim një projektrezolutë

  • Postuar më, 07/11/2019

Në drejtimin e kryetares znj. Ermonela Felaj, komisioni për Sigurinë Kombëtare në cilësinë e komisionit përgjegjës shqyrtoi projektrezolutën  “Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.

 Z.Tauant Balla i ftuar për të folur rreth kësaj projektrezolute të propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, tha se “kjo projektrezolutë vjen si konkluzion i vlerësimit se ndërhyrjet e huaja në mënyrë të parregullt në proceset elektorale, dezinformimi dhe lajmet e rreme minojnë demokracinë, zbehin  besimin publik në proceset demokratike, duke përbërë një rrezik serioz për shoqerinë dhe institucionet demokratike shqiptare, të drejtat dhe liritë themelore, sundimin e ligjit, sigurinë, mirëqenien ekonomike dhe, në fund të fundit, përbëjnë një sfidë për sovranitetin e Shqiperisë". 

Pas pyetjeve dhe diskutimeve të ndryshme nga anëtarët, komisioni miratoi në parim projektrezolutën në fjalë.