Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat Njeriut njeriut zhvillon seancë dëgjimore për veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për periudhën dhjetor 2018 – korrik 2019

  • Postuar më, 18/10/2019

Nën drejtimin e Kryetarit, Z. Ulsi Manja Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e komisionit përgjegjës, zhvilloi seancë dëgjimore për veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për periudhën dhjetor 2018 – korrik 2019. 

Në hapje të mbledhjes së ditës së sotme anëtarët e komisionit miratuan procesverbalin e mbledhjeve të datave 2 dhe 7 tetor 2019. 

Në vazhdim Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat Njeriut  Njeriut zhvilloi seancë dëgjimore për veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për periudhën dhjetor 2018 – korrik 2019. 

Të ftuar ishin Z. Gent Ibrahimi, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Z. Albert Balla, Zëvendës Kryetar i Këshillit të lartë të Prokurorosë, Znj. Ilirjana Nano, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit dhe Znj. Edlira Cili, Drejtore e Kabinetit. 

Relatorja, Znj. Klotilda Bushka duke falënderuar Z. Ibrahimi për raportimin në komisioni u shpreh: “ Duke marrë parasysh se jeni krijuar më 10 dhjetor 2018 dhe po t’i referohemi ligjit duhet të kishit raportuar vetëm për vitin e kaluar. E vlerësoj faktin që bëtë një ekspoze të punës suaj edhe në muajt në vijim. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një nga institucionet e reja dhe është me interes të dëgjohet dhe të raportohet jo vetëm për komisionin por për të gjithë interesin publik. Në progres raport është vlerësuar puna e kryer nga këshilli dhe në fokus të veçantë janë rekomandimet e ngelet përmbushja e detyrave thelbësore ku veçoj ngritjen e organeve të tjera të drejtësisë apo emërimi i prokurorit të përgjithshëm.”    

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Z. Ibrahimi tha: “ Jemi sot këtu për të raportuar përpara komisionit për ecurinë e punës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Nesër Këshilli mbush 10 muaj në detyrë me një punë intensive. Gjatë kësaj periudhe ne kemi punuar për të krijuar insitucionin por edhe për t’u përgjigjur detyrimeve ligjore të cilat kanë edhe afate.  Pavarësisht vështirësive nuk mendoj se kemi munguar në përmbushjen e këtyre detyrimeve. Ne jemi organi përgjegjës për emërimin e prokurorëve, për vlerësimin e performancës së tyre dhe për menaxhimin e karierës së prokurorëve. Ne jemi edhe organ disiplonor për prokurorët e Republikës pra, marrim vendimet përfundimtre në fund të një procesi hetimi që nuk kryhet nga ne. Ne jemi organi që i propozojmë kuvendit kandidatët për prokurorë të përgjithshëm, miratojmë dhe mbikqyrim zbatimin e rregullave të etikës në radhët e sistemit të prokurorisë, administrojmë vetëm buxhetin tonë si këshill, informajmë kuvendin dhe publikun mbi gjendjen e sistemit të prokurorisë përsa i takon burimeve njerëzore në këtë sistem. 

Kemi qenë gjithashtu të përfshirë në një marrëdhënie intensive me shkollën e magjistraturës dhe kjo është një marrëdhënie etike për të mirën e sistemit duke qenë se ajo është burimi i vetëm i kuadrove për sistemin gjyqësor apo të prokurorisë. 

Gjatë kësaj periudhe ne po bëjmë një punë intensive për të përmbyllur 2 rregullore të tjera jetike për punën e këshillit, rregullorja për lëvizjen paralele të prokurorëve dhe rregullorja për ngritjen në detyrë të prokurorëve.” 

Një sfidë tjetër ka qenë ngritja e strukturës për të garantuar bashëpunimin me organiet e vetting-ut. Gjithashtu do të përmendja edhe procedurën për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm i cili është në fazat finale. Besoj se ja kemi dalë të gjithë kësaj pune.”