Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në ceremoninë e bashkimit të Hotel “Plazza” me grupin e njohur gjerman “Maritim Hotels”.

  • Postuar më, 17/10/2019

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ishte sonte në mbrëmje i pranishëm në ceremoninë e bashkimit të Hotel “Plazza” me grupin e njohur gjerman “Maritim Hotels”, lider në industrinë e hotelerisë në Gjermani dhe në botë.

Në ceremoninë e organizuar në hotel “Plazza” merrnin pjesë personalitete të larta shtetërore, anëtarë të kabinetit  qeveritar, deputetë, titullarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të botës së biznesit dhe të medias.