Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi një seancë dëgjimore

  • Postuar më, 16/10/2019

Në drejtimin e kryetares znj. Ermonela Felaj, komisioni për Sigurinë Kombëtare, zhvilloi një seancë dëgjimore me koordinatorin antitrafik,mbi rezultatet e deritanishme të antitrafikut.

Për të raportuar për trendin, format e trafikimit, metodat e shfrytëzimit  por dhe rezultatet e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, e ftuar ishte znj. Rovena Voda, zëvendës ministre në ministrinë e Brendshme. 

Për sa i përket masave ligjore për vitin 2018-2019, znj.Voda u shpreh se “ato janë një sfidë edhe për vetë zyrën e koordinatorit kombëtar, por edhe për institucionet e përfshira në këtë çështje, sepse gjendemi përpara ligjeve të reja të miratuara në kuadër të Reformës në Drejtësi, ligje të cilat kërkojnë një implementim shumë të mirë dhe patjetër edhe profesionistë me njohuri të plota për t’i zbatuar ato. Një risi është ngritja për herë të parë (sipas modelit amerikan) i një Bordi Këshillimor, i cili është një strukturë e posaçme, e përbërë në fakt, nga ish- viktima tafikimi,por tashmë të riintegruar, në mënyrë që të prodhojmë politika efektive dhe të japim atë impakt që duhet, pikërisht te kjo kategori vunerabël".

Më tej komisioni vijoi me pyetje dhe diskutime nga anëtarët.