Kryetari i Kuvendit, Z.Gramoz Ruçi takon Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian David McAllister

  • Postuar më, 15/10/2019

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla u takuan sot pasdite edhe me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian David McAllister. 

Gjatë takimit  u bisedua mbi bashkëpunimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian me Shqipërinë, duke u fokusuar në qëndrimet e përbashkëta në politikën e jashtme, bashkëpunimin rajonal e më gjerë. 

Z. McAllister vlerësoi veçanërisht faktin që Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perendimor që ka një politikë të jashtme njëqind për qind të unifikuar me politikën e jashtme të BE-së si edhe kontributin e njohur të Shqipërisë për paqen në rajon.