Pozicioni i Parlamentit Europian është i qartë: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Intervista me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli

  • Postuar më, 15/10/2019

Pozicioni i Parlamentit Europian është i qartë: Të hapen negociatat me Shqipërinë  dhe Maqedoninë e Veriut. Intervista me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli 

Në përfundim të takimit me Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Presidenti i Parlamentit Europian, z.David-Maria Sassoli, dha një intervistë të shkurtër.

Presidenti Sassoli shprehu vlerësimin për progresin e Shqipërisë dhe përsëriti qëndrimin e qartë të Parlamentit Europian për hapjen menjëherë të negociatave.

Më poshtë teksti i plotë i intervistës së Presidentit Sassoli.

“Jemi në prag të vendimit final për hapjen e negociatave. Pozicioni i Parlamentit Europian është i qartë, mbështet çeljen e procesit të negociatave si për Shqipërinë ashtu dhe për Maqedoninë e Veriut. Kemi ndjekur progresin që është bërë dhe reformat, e duhet të vazhdohet me këtë ritem sepse kjo është pjesë e procesit të aderimit në familjen e madhe europiane. Raportet e BE dhe shumë vendeve të tjera, e sidomos me Shqipërinë janë të ngushta dhe janë konsoliduar në të gjithë fushat e bashkpunimit dhe kjo të bën të mendosh qe do kemi një të ardhme të përbashkët dhe ky fakt për opinionin publik dhe qytetarët tanë jep një mesazh të qartë e të rëndësishëm.”