Nënkomisioni për Administratën Publike zhvilloi seancë dëgjimore

  • Postuar më, 15/10/2019

Në drejtimin e z.Alket Hyseni, nënkomisioni për Administratën Publike, zhvilloi një seancë dëgjimore me drejtoren e Përgjithshme të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike mbi angazhimet e këtij institucioni lidhur me rekomandimet e Kuvendit të Shqipërisë të përcaktuara në rezolutën e datës 18.04.2018 “Për vlerësimin e punës së  Departamentit të Administratës Publike (DAP) për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2017”.

Lidhur me angazhimet kryesisht të rekomandimeve të Kuvendit, problematikat e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, por edhe sfidavt  integruese të këtij instutucioni, për sa i përket rekomandimeve të KE,  Znj. Kleopatra Maliqi drejtore e Përgjithshme e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike në fjalën e saj theksoi se: “Prej shtatorit 2018 Shkolla Shqiptare e Administrates Publike ( ASPA)  ka hyrë në një proçes të thellë reformimi, me qëllim forcimin institucional, përmirësimin e cilësisë së shërbimit të trajnimit, diversifikimin e portofolit të trajnimit si dhe përgatitjen e shkollës, për të mbështetur sfidën e Administratës Publike në proçesin e Integrimit Europian” 

Më tej raportimi i znj .Maliqi vijoi me shifra. “ Nga të dhënat rezulton se viti 2017 ka pasur 3681 pjesëmarrës në trajnim,  në vitin 2018, 5554 pjesëmarrës ose 50% më shumë se viti 2017, kurse viti 2019 shënon vetëm në shtatëmujorin e parë të vitit 4498 pjesëmarrës ose 22% më shumë se gjithë viti 2017” tha znj. Maliqi.

Më tej nënkomisioni vijoi me pyetje dhe diskutime nga anëtarët.