Mblidhet Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

  • Postuar më, 15/10/2019

Sot, në cilësinë e komisionit përgjegjës, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vijoi dhe mbylli diskutimin nen per nen dhe në tërësi të projektligjit “Për Rininë”, duke e miratuar atë.

Në mbledhje ishin të pranishëm përfaqëseus të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Gjatë diskutimeve, u bënë propozime për ndryshime në disa nene të projektligjit, një pjesë e të cilëve u miratuan. 

Komisioni e konsideron të rëndësishëm  projektligjin “Për Rininë”, i cili vjen si pasojë e e mungesës së një kuadri ligjor për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të rinjve, duke pasur si synim rritjen e rolit të tyre në vendimmarrje dhe sigurimin e eficencës së institucioneve shtetërore që punojnë me çështjet që lidhen me rininë.