Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin "Për koorporatën e investimeve"

  • Postuar më, 08/10/2019

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, shqyrtoi projektligjin "Për koorporatën e investimeve"

Të ftuar në mbledhjen e komisionit ishin Zëvendës ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Elton Haxhi, Z. Saimir Musmataj dhe Z. Arvid Uruçi. 

Relatori i projektligjit, Z. Ilir Beqja tha: “Kjo çështje nuk është e panjohur. Thelbi i këtij projektligji është krijimi i një instrumenti që synon të nxitë zhvillimin ekonomik të vendit. Një instrument i tillë për momentin nuk ekziston. Prandaj është mundësia e zhvillimit të projekteve të mëdha që kanë nevojë për kapitale të mëdha dhe marrjen në përdorim të aseteve të ndryshme shtetërore.”

Sipas Zëvendës Ministrit, Z. Haxhi, projektligji synon krijimin e një koorporate ku aksioneri i vetëm është shteti i përfaqësuar nga vetë ministri i financave. Mbikqyrja e kësaj koorporate bëhet e mundur nga Këshilli Mbikqyrës i cili është i pavarur nga qeveria si edhe nga Bordi Këshillimor i cili është gjithashtu i pavarur. Koorporata është një instrument që ne nuk e kemi por që na duhet.”

Pas diskutimeve dhe pyetjeve anëtarët e komisionit miratuan në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin: "Për koorporatën e investimeve"