Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi një seancë dëgjimore

  • Postuar më, 08/10/2019

Në drejtimin e kryetarit z. Enver Roshi,  komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi një  seancë dëgjimore, me grupet e interesit për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014, “Për pajisjet mjekësore”.Të pranishëm ishin znj.Mira Rakacolli, zëvendësministre në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si dhe drejtorë të tjerë, të kësaj ministrie. Nga grupet e interesit të pranishëm ishi z.Erion Çela, përfaqësues I kompanisë "Health and Light" , z.Petrit Vargu, përfaqësues i kompanisë "Saer Medical", znj. Gentiana Peshkatari, përfaqësues i  kompanisë "Trimed Shpk" dhe z.Alqiviadhi Deçka,përfaqësues i kompanisë "Montal Shpk".

Përfaqësuesit e grupeve të interesit shprehën qëndrimet dhe bënë propozimet e tyre, në lidhje me ndryshimet e propozuara, në prani të anëtarëve të komisionit.

Më pas, anëtarët e komisionit vlerësuan  se, amendimet e propozuara kanë një kosto financiare dhe për këtë  më parë duhet marrë miratimi nga ministria e Financave dhe Ekonomisë  dhe Këshilli i Ministrave. Gjithashtu komisioni kërkoi t’i propozohet Konferencës së Kryetarëve, shtyrja e afatit të miratimit nen për nen të projektligjit në fjalë.