Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti ambasadoren e Libanit, znj. Dona Barakat: Është momenti që Libani të njohë Kosovën

  • Postuar më, 08/10/2019

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot ambasadoren e Libanit në Shqipëri, znj. Dona Barakat. Kryetari Ruçi vlerësoi nivelin pozitiv aktual të marrëdhënieve dypalëshe dhe vullnetin e Shqipërisë për forcimin e tyre të mëtejshëm.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Libanit janë historike dhe ato duhet të forcohen. Marrëdhëniet shumë të mira politike duhet të pasohen nga fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik e tregëtar. Kjo kërkon që marrëveshjet në proces për tu nënshkruar midis qeverive duhet të bëhen sa më shpejt funksionale sepse ato e lehtësojnë këtë bashkëpunim, sidomos në fushat e bujqësisë, turizmit dhe transportit. Përveç kësaj, ka ardhur momenti  që Libani të njohë pavarësinë e Kosovës”,- nënvizoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.  

Ambasadorja Dona Barakat shprehu vlerësimet  më të larta të parlamentit dhe qeverisë së Libanit dhe gadishmërinë  e tyre për të fuqizuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. “Unë do tia përcjell qeverisë të gjithë sugjerimet tuaja. Kam besim se këto kërkesa do të mirëpriten dhe bashkëpunimi midis të dy vendeve tona do të marrë impulse të reja.”,- nënvizoi ambasadorja Barakat, e cila në mbyllje të takimit i përcolli Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ftesën zyrtare për të vizituar Republikën e Libanit.