Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi mori pjesë në pritjen me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

  • Postuar më, 03/10/2019

 Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, mori pjesë në mbrëmjen e sotme në pritjen me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, organizuar në Rezidencën e Ambasadës së Gjermanisë, në Tiranë. 

Në pritje morën pjesë Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, Kryeministri, z. Edi Rama, personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të komuniteteve fetare, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë dhe drejtues të institucioneve shtetërore, titullarë e përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të biznesit, personalitete të artit, shkencës, kulturës dhe medias.