Kuvendi u mblodh në seancë plenare

  • Postuar më, 19/09/2019

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, kuvendi i Shqipëris먠ditën e sotme u mblodh në seancë plenare. 

Në fillim të seancës, Kryetari z. Ruci u  bëri me dije deputetëve projektligjet e depozituara në kuvend. Seanca vazhdoi me shqyrtimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri - Kosovë 2014-2020, alokimet e vitit 2017". Pas diskutimeve të ndryshme për këtë projektligj, në emër tëgrupit parlamentar të partisë Socialiste u shpreh deputetja Antoneta Dhima, e cila tha se Shqipëria dhe Kosova bashkëpunojnë ngushtë me Delegacion e BE-së në Tiranë, i cili luan rolin e Autoritetit kontraktues për koordinimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij programi.

Programi i Bashkëpunimit Shqipëri - Kosovë ka për qëllim kryesor të kontribuojë në zhvillimin social-ekonomik të zonave ndërkufitare dhe të rrisë bashkëpunimin midis dy vendeve nëpërmjet ndërhyrjeve të përbashkëta. Ky program, mbështet gjithashtu, shkëmbimin e eksperiencës dhe njohurive midis përfituesve si dhe përmirësimin e politikave publike mes autoriteteve kombëtare, rajonale dhe lokale në zonën e programit.”, theksoi ndër të tjera znj. Dhima.

Ky projektligj u miratua me 103 vota pro.

Seanca vazhdoi me shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin për lehtësimin e tregtisë dhe të transportit në Ballkanin Perëndimor me qasje programatike me shumë faza”. Pas diskutimeve nga deputetët dhe ministria përkatëse, në emër të grupit parlamentar të partisë Socialistefoli deputeti Arben Ahmetaj, i cili tha se përmes projekteve të BERZH synohet përmirësimi i qasjes së të bërit biznes në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se këto vende duhet të fokusohen tek strategjitë e zgjuara me synim reduktimin e kohës joeficente që kanë kaluar deri tani në pikat kufitare.

“Unë do fokusohem në rëndësinë ekonomiko politike të projektit. Projekti ka një domethënia shumë ta madhe dhe praktikisht shkon në themel të qasjes të të bërit biznes, jo vetëm për Shqipërisë, por edhe në të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor. Rajoni në konkurrencë globale nuk është eficient dhe nuk është konkurrues dhe kjo përkthehet në vonesë të rritjes së mirëqenies.”,- u shpreh z. Ahmetaj.

Ky projektligj u miratua me 95 vota pro.

Më tej, seanca e sotme shqyrtoi edhe Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11248, datë 05.08.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 44/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”Në emër të grupit parlamentar të partisë Socialiste u shpreh deputeti Ulsi Manja i cili theksoi se komisioni për Çështjet Ligjore, duke vlerësuar se argumentet e paraqitura në Dekretin nr.11248, datë 5.8. 2019, të Presidentit të Republikës, nuk kanë asnjë bazë kushtetuese dhe duke vlerësuar se nenet e kontestuara janë hartuar qartë dhe në përputhje harmonike me gjithë dispozitat e tjera të Kodit Penal, vendosi të rrëzojë dekretin e Presidentit.

Në vlerësimin tonë, jemi bazuar edhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese e cila në mënyrë të përsëritur ka mbajtur qëndrimin se “Kuvendi, në ushtrimin e funksionit ligjvënës, vendos dhe konkretizon politika të caktuara për përmirësimin e qeverisjes dhe zhvillimin e vendit në tërësi ose u përgjigjet prioriteteve apo problemeve të ndryshme të vendit. Vendosja me ligj e llojit të dënimeve ashtu si dhe vetë masa e  tyre është diskrecion i pushtetit legjislativ, i cili në përputhje me kërkesat dhe me nevojat në ndryshim të shoqërisë bën rregullimin ligjor përkatës.”, tha ndër të tjera nëfjalën e tij z. Manja. 

Seanca e rrëzoi në votim këtë Dekret të Presidentit tëRepublikës, me 85 vota.

Gjithashtu, u shqyrtua edhe Dekreti tjetër i Presidentit të Republikës nr. 11256, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë””, ku pas diskutimeve, në emër të grupit parlamentar të partisë Socialiste foli deputeti Ismet Beqiraj.

Në fjalën e tij, z. Beqiraj tha se ritheksojmë dhe rikujtojmë përsëri, që projektligji është hartuar ne përgjigje te kërkesave të drejta të qeverise së Republikës së Shqipërisë por edhe të komunitetit akademik e shkencor të vendit, si dhe interesit publik për të ndërtuar një Akademi të Shkencave sipas modeleve më të suksesshme bashkëkohore, konform standardeve të ALLEA-s (All Evropian Academies).

Pas diskutimeve, Dekreti i Presidentit të Republikës u rrëzua me 78 vota.

Seanca i mbylli punimet rreth orës 13:45.