Zhvillohet takimi i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian

  • Postuar më, 18/09/2019

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, në drejtimin e Kryetares Znj. Rudina Hajdari zhvilloi sot takimin e radhës .Takimi kishte si tematika kryesore: “Ecurinë dhe të rejat më tëfundit nga institucionet në kuadër të negociatave të anëtarësimitnga muaji Mars 2019” si dhe “Progresin e realizuar ngainstitucionet e pavarura për adresimin e rekomandimeve tëKomisionit Evropian në raportin e vitit 2019 për Shqipërinë sidhe nënkomitetit BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri”.  


Znj. Rudina Hajdari në fjalën e saj theksoi se: “Mbledhja e sotshme e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian ishte e rëndësishme pasi jemi para një vendimmarrje të BE-së përhapjen e negociatave me Shqipërinë. Synimi madhor, kombëtar i aderimit në Bashkimin Evropian i kapërcente kufijtë e përgjegjësisë së qeverisë, institucioneve të pavarura dhekërkonte një përfshirje të gjerë të gjithë aktorëve në këtë proçespa dallime politike. Vetëm një muaj na ndan nga Vendimi i BE-së deri në hapjen e mundshme të negociatave për anëtarësim nëBE. Është e rëndësishme të kuptojmë, reflektojmë dhe veprojmëgjithesecili përtej thjeshtë pjesëmarrjes në mbledhje, informimittë medias dhe publikut, përtej axhendave të gjithësecilit dheatyre partiake por dhe për të garantuar ekzistencën e njëplatforme gjithëpërfshirëse komunikimi e diskutimi për cështjete integrimit evropian, në funksion të realizimit të objektivitkombëtar dhe aq shumë të dëshiruar nga shqiptarët, për aderiminnë BE. Më pas ajo ftoi anëtarët dhe të ftuarit në takim për tëshfrytëzuar këtë mbledhje për të diskutuar problematikat dhekoordinuar bashkarisht përpjekjet për adresimin e rekomandimeve të BE-së, sipas fushës së përgjegjësisë.


Z. Taulant Balla, nënkryetar i KKIE në fjalën e tij theksoise: Shipëria ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit të saj nëIntegrimin Europian. Përtej pritshmërive pozitive mbi vendimine tetorit mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë dheMaqedoninë e Veriut, ky Këshill duhet të sigurojë që koezionimidis aktorëve të përfshirë të vazhdojë, për të mundësuarvazhdimësinë e reformave të thella të ndërmarra në kuadër tërrugëtimit të vendit në BE. Gjatë vitit të fundit të punimeve tëKKIE, pikërisht për shkak të kompleksitetit të procesit tëintegrimit, sidomos në kuadër të çeljes së negociatave, njëvëmendje e shtuar i është kushtuar forcimit të kapaciteteve të tëgjithë aktorëve të përfshirë në procesin e integrimit (përfaqësuestë administratës publike dhe asaj vendore, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të medias dhepërfaqësues të biznesit), mbi detyrimet dhe sfidat që përfshinanëtarësimi në BE. Për muajt në vazhdim, në kuadër edhe tëvendimit të shumëpritur ai sugjeroi se do të ishte e nevojshme qëky Këshill të mblidhej më shpesh, me qëllim mbikëqyrjen sa mëefektive të ecurisë së procesit të integrimit europian tëShqipërisë si dhe që veprimtaria e Këshillit në muajt në vijim do të reflektojë sfidat e këtij momenti kaq të rëndësishëm tëprocesit të integrimit duke u kthyer në një forum dialogu e konsultimi gjithëpërfshirës në mbështetje të avancimit tëaxhendës europiane të vendit.


Në fjalën e tij z. Sokol Dedja, Zvministër për Evropën dhe Punëte Jashtme, informoi shkurtimisht mbi zhvillimet e kuadrit ligjordhe atij institucional në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Z, Dedja bëri të ditur se ishin zhvilluar takimet parapërgatitore për25 kapituj dhe ngeleshin dhe 8 kapituj të acquis. Ai informoianëtarët se për kapitullin 23 dhe 24 të acquis ishte avancuar mëshumë pasi kishte përfunduar analiza ligjore dhe ajo e kapaciteteve instituconale.


Më pas fjalën e mori Znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit, e cila theksoi se procesi i integrimit duhet të udhëhiqte punën e cdo institucioni. Ajo informoi anëtarët se nuk kishte munguarmbështetja nga Kryetari i Kuvendit dhe Znj. Hysi, nënkryetare e kuvendit për institucionin e Avokatit të Popullit. Problem ngelejadresimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit, ngainstitucionet publike. Vetë Avokati i Popullit kishte një rritje tëcilësisë dhe jo vetëm të numrit të rekomandimeve. Ajo kërkoindërhyrjen e Kuvendit në lidhje me shtyrjen e procesit përpjesëmarrjen në statusin e vëzhguesit, në Agjencinë e të drejtaveThemelore. Forcimi i kapaciteteve të Avokatit mbetej gjithashtutepër i rëndësishëm.


Kryetar i Autoritetit të Medias Audiovizuale, z. Gentian Sala, informoi mbi procesin e kalimit në transmetimet digjitale, fushatat e ndërgjegjësimit për këtë proces si dhe punën e bërëme Komisionin Parlamentar të Medias, për zbatimin me përpikëri të Kodit të Punës për gazetarët. Ndërsa z..KlementZguri, Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, informoi tëpranishmit se polarizimi i fortë politik kishte ndikuar në punën e KQZ pasi ky institucion nuk ishte i imunizuar nga klimapolitike. Zgjedhjet e 30 qershorit prodhuan dhe rezultatetpërkatëse, të cilat u reflektuan më pas dhe në raportin e OSCE Odihr. Ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike nëvitin 2017 kishte prodhuar rezultatet e veta pozitive por përsëringelesh shumë për tu bërë përsa i përket realizimit të reformëszgjedhore ku KQZ ka bërë propozimet përkatëse. KQZ kishtenxjerrë 3 akte nëligjore referuar transparences për financimin e partive politike.  


Z.Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dheMbrojtjen e të Dhënave Personale, bëri të ditur se ishin duke pritur fillimin e një projekti IPA për harmonizmin e Rregullores së Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave 2016/679 dheDirektiven e Policisë 2016/680. Referuar nënshkrimit dheratifikimit të Protokollit 2018 që ndryshon Konventën për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të tëDhënave Personale ai informoi se procesi ishte aktualisht nëMinistrinë e Drejtësisë. Gjithashtu ai vuri në vëmendje se zbatimi i marrëveshjes së Euro-Just ishte tepër i rëndësishëm dhe se bashkëpunimi dhe angazhimi e Ministrisë së Drejtësisëdhe Prokurorisë së Përgjithshme, ishte thelbësorë. Forcimi i kapaciteteve të zyrës së Komisionerit mbetej po ashtu tepër i rëndësishëm.  


Sipas axhendës fjalën e mori Z. Robert Gajda, Komisioneri përMbrojtjen nga Diskriminimi, i cili informoi se problem ngelejadresimi i rekomandimeve, nga institucionet publike. Ai shtoi se ishin bërë hapa pozitive përsa i përket vëmendjes së gjykatave rreth trajtimit të çështjeve të diskiminimit. Ai vlerësoi si pozitiv faktin e rritjes se kapaciteteve të komisionerit ku tashmë ka dhe 3 zyra rajonale për të qenë më afër qytetarëve. Ai informoi se ky institucion kishte hartuar propozimet për ndryshimin e ligjit për mosdiskriminin dhe pas organzimit të konsultimit me shoqërinë civile do t’ia përcillte këto propozime, kuvendit. 


Znj. Pranvera Strakosha, Komisionere për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, në fjalën e saj vuri theksin në rolin e posacëm që ka shërbimi civil dhe prioritetet në procesin e integrimit sic janë një administratë e depolitizuar dhe efikase; shtrirja e regjistrit HRMIS dhe në nivel lokal. Institucioni që ajo drejtonte kishte monitoruar sjelljen e administratës qëndrore dhe vendore gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 dhe rolin e saj në shërbim të qytetarëve. 


Pas diskutimeve, në mbyllje të takimit Znj. Hajdari ftoi të gjithëtitullarët e institucioneve të pavarura, të përcillnin me shkrimproblematikat që mund të adresoheshin nga Kuvendi, që KKIE tikalonte për shqyrtim dhe trajtim Komisioneve përkatëseparlamentare.


Gjithashtu ajo informoi anëtarët e KKIE se Shkolla Evropiane2019, do të zhvillohej në datat 18-22 nëntor 2019 dhe se brendakëtij muaji do të publikohej thirrja për aplikime.