LISTA E KANDIDATËVE QË KANË APLIKUAR PËR GJYQTAR TË GJYKATËS KUSHTETUESE

  • Postuar më, 17/09/2019

 

Pas rishpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 21.8.2019, të hapjes së procedurave të aplikimit për vendin vakant për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të z.Fatos Lulo, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët:

 

1.     Ardita Buna Alsula

2.     Ded Kasneci

3.     Klodian Rado

4.     Regleta Panajoti

5.     Shaqir Hasanaj

6.     Vjosa Bodo Mujo