Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi një projektligj

  • Postuar më, 11/09/2019

Në drejtimin e kryetares znj.Ermonela Felaj, komisioni për Sigurinë Kombëtare , mori sot në shqyrtim  projektligjin "Per ndryshimet klimatike". Për të folur rreth projektligjit e ftuar ishte znj Ornela Çuçi, zëvendësministre në ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si dhe specialist të tjerë të kësaj ministrie. Relatorja e këtij projektligji znj.Elona Gjebrea, u shpreh se:”Qëllimi i këtij projektligji është krijimi i bazës ligjore për integrimin e politikave dhe për masa efektive që mundësojnë plotësimin e detyrimeve të Republikës së Shqipërisë ndaj Konventës, për arritjen e objektivit final të saj, përmes nxitjes së reduktimit të shkarkimeve GES dhe ruajtjes dhe rritjes së përthithësve e rezervuarëve të vendit; përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në nivel kombëtar dhe/ose lokal dhe evidentimin e arritjeve të vendit në këto drejtime, duke përdorur metodologji sipas modeleve të Konventës dhe të BE-së”. 

Pas pyetjeve dhe diskutimeve në komision, anëtarët e pranishëm miratuan në parim nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë