Mblidhet Komisioni për Sigurinë Kombëtare

  • Postuar më, 10/09/2019

Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi projektligjin: ““Për ratifikimin e marrëveshjes se financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet e vitit 2017”.

I ftuar në mbledhjen e këtij komisioni ishte Z. Etjen Xhafaj, Zëvendës Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.  Gjatë fjalës së tij, Z. Xhafaj u shpreh se nga ratifikimi i kësaj marrëveshjeje përfitojnë qarku i Kukësit dhe Lezhës si edhe 12 bashki në Kosovë. 

Relatori i projektligjit, Z. Elio Hyska u shpreh se këto lloj marrëveshjesh kontribuojnë në zhvillimin social ekonomik, shkëmbimin e eksperiencës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre zonave. 

Pas pyetjeve dhe diskutimeve anëtarët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare miratuan projektligjin:  “Për ratifikimin e marrëveshjes se financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet e vitit 2017”.