Komisioni për Ekonominë dhe Financat, miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin nr. 9975, date 28.07.2008 "Për taksat kombëtare"

  • Postuar më, 16/07/2019

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, shqyrtoi projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin nr. 9975, date 28.07.2008 "Për taksat kombëtare". I ftuar në mbledhjen e sotme të komisionit ishte nismëtari i këtij projektligji, z. Ilir Beqja.

z. Beqja bëri një prezantim të plotë të ndryshimeve në projektligj, ku gjatë prezantimit të tyre ai u shpreh se ndryshimi i paraqitur së fundi, synon të stimulojë më fort prodhimin vendas si edhe te përjashtoje nga taksa një sërë lëndësh të para dhe artikuj plastike.

Pas diskutimeve, komenteve dhe sugjerimeve të ndryshme nga deputetët, kryetari i komisionit z. Arben Ahmetaj e hodhi projektligjin në votim, ku u miratua nga anëtarët e komisionit në parim, nen për nen dhe në tërësi.