Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, seancë dëgjimore me rektorë dhe zv/rektorë të universiteteve publike për diskutimin e projektligjit “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”

  • Postuar më, 10/07/2019

Në drejtimin e kryetares znj Fatjona Dhimitri  Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në cilësinë e komisionit përgjegjës, zhvilloi një seancë dëgjimore për diskutimin e projektligjit “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” me  rektorë dhe zv/rektorë të universiteteve publike të vendit. Të pranishëm ishin z.Agron Cuko, rektor I Universitetit të Sporteve, z.Lek Sokoli zv/rektor I Universitetit Aleksandër Moisiu , Z.Adem Bekteshi rektor i Universitetit Luigj Gurakuqi , z.Skënder Topi rektor I Universitetit Aleksandër Xhuvani, z.Sulejman Sulçe zv/rektor I Universitetit Bujqësor,znj Valbona Duri zv/rektore e Universitetit Eqerem ÇABEJ, Z.Sokol Banaj zv rektor I Universitetit Ismail Qemali si dhe z.Redi Shtino zv/ministr I Ministrisë së Arsimit ,Shkencës dhe Rinisë

Të pranishmit shprehën opinionet, dakortësitë dhe mos dakortësitë me nene të veçanta  dhe dhanë sugjerimet e tyre ,duke kërkuar të merren në konsideratë ,nga grupi iniciator.

Gjithashtu,sot përpara komisionit akademiku prof. doc. Artan Fuga, paraqiti platformën e tij alternative për Reformimin e Akademisë së Shkencave. dhe shprehu shqetësimet e tij në lidhje me projektligjin ‘për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë’ nismë kjo, e një grupi deputetësh. Gjithashtu z.Fuga  u shpreh se projektligji nuk respekton vlerat e komitetit shkencor dhe se vendimi që ka dhënë qeveria bie në kundërshtim me ligjet në Republikën e Shqipërisë. 

Komisioni vijoi me diskutime, shkëmbime idesh dhe alternativash.