Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin "Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës"

  • Postuar më, 09/07/2019

Në drejtimin e kryetares, znj. Ermonela Felaj, komisioni për Sigurinë Kombëtare, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi , shqyrtoi projektligjin "Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës".E pranishme në komision për të folur rreth projektligjit, ishte zv/ministrja e ministrisë së Drejtësisë , znj.Fjoralba Caka si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie.Znj Caka argumentoi në fjalën e saj domosdoshmërinë e hartimit të këtij projektligji  dhe efektet që pritet të ketë ai . Domosdoshmëria për hartimin e një ligji për organizimin dhe  funksionimin e shërbimit të provës , sipas znj Caka erdhi si nevojë e përputhjes  me garancitë dhe standardet që janë përcaktuar në vite nga Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës për këtë fushë. Projektligji u relatua në komision nga z. Xhemal Qefalija i cili  e vuri theksin te objektivat konkretë të këtij ligji, qe sipas tij,  synon të rregullojë organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës, si dhe përcakton procedura për mbikëqyrjen e ekzekutimit të masave dhe ekzekutimin e dënimeve alternative, trajtimin e individualizuar të nevojave dhe aftësive të personit të mbikëqyrur për riintegrimin e tij në jetën shoqërore.Mbledhja, vijoi me pyetje, diskutime  dhe  sugjerime nga anëtarët.Më pas, projektligji  "Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës" u miratua në tërësi.