Kuvendi mblidhet ne seance plenare

  • Postuar më, 13/06/2019

Në  drejtimin e Kryetarit te Kuvendit z. Gramoz Ruçi, Kuvendi u mblodh sot në seance plenare.

Në hapje të seancës , z Ruçi bëri me dije se kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste z Taulant Balla , kishte kërkuar mocion me debat “ mbi aktin e Presidentit te Republikës për shfuqizimin e dekretit nr 10928 date 5.11.2018” për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”

Pas betimit të  deputetit të ri z. Ramazan Gjuzi, nga lista shumemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, seanca vijoi me diskutime lidhur me mocionin debat “ mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr 10928, datë 5.11.2018 “ për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” 

Në emër të grupit parlamentar te Partisë Socialiste, foli z.Taulant Balla,i cili në fjalën e tij, tha se, bazuar në nenin 98 të rregullores së Kuvendit në emër të Grupit Parlamentar të PS ka kërkuar këtë mocion që mbahet për herë të parë në 28 vite të demokracisë së re shqiptare dhe në përfundim të të cilit kërkoi që të gjithë deputetët pa asnjë dallim të miratojnë një rezolutë. 

“ Sqarimi i kuadrit kushtetues për kompetencen e Presidentit për caktimin e datës se zgjedhjeve ka rëndësi për të kuptuar se sa shumë e ka kufizuar kushtetuta dhe ligji Presidentin në ushtrimin e kësaj kompetence, e cila për nga natyra e saj hyn në grupin e kompetencave formale të Presidentit” tha mes të tjerash z Balla.

Më pas,në emër të grupit parlamentar demokrat fjalën e mori znj Rudina Hajdari e cila theksoi se kjo rezolutë lidhur me mocionin debat mbi aktin e Presidentit te Republikes per shfuqizimin e dekretit “ per caktimin e datës së zgjedhjeve “ nuk ka ndonjë vlerë juridike: është thjesht një rezolutë që vetem  ngre presion, ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ky akt i Presidentit të Republikës është një akt,të cilin ne vetëm thjesht mund ta konstatojmë, si Kuvend i Shqipërisë. Gjykimin e vendimit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë e merr vetëm Gjykata Kushtetuese dhe ne duhet të jemi shumë të qartë me qytetarët shqiptarë:  mungesa e Gjykatës Kushtetuese,është një fatkeqësi e madhe. Këtu është thelbi i të gjithë debatit.Gjykata Kushtetuese,është organi i vetëm që konstaton këtë lloj shkelje” tha znj Hajdari, në fjalën e saj.

Në emër të grupit te deputetëve të pavarur foli z. Nimet Musai, i cila tha, se jam sot ketu per te diskutuar e votuar rezoluten veshtërheqëse ndaj një lajthitjeje kushtetuese.

“ Më duhet gjithashtu t'ju kujtoj se Kushtetuta është ai dokument, para te cilit kam dhënë betimin dhe besën time në ditën e parë të kësaj pune.” tha z. Musai

Pas diskutimeve te deputetëve përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës, rezoluta  lidhur me mocionin debat mbi aktin e Presidentit te Republikes per shfuqizimin e dekretit “ per caktimin e datës së zgjedhjeve “ u miratua me 100 vota pro , 7 vota  kunder dhe 2 abstenim.

Seanca i mbylli punimet rreth orës 16.15.