Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme ,znj Mimi Kodheli zhvilloi një takim me delegacionin e Parlamentit te Kroacise

  • Postuar më, 12/06/2019

Ne dt. 12 qershor 2019, Kryetarja e Komisionit per Marredheniet me Jashte, znj. Mimi Kodheli, shoqeruar nga z. Ralf Gjoni, Zevendeskryetar dhe antaret te ketij Komisioni, znj. Eglantina Gjermeni, znj. Elona Gjebrea, z. Ligoraq Karamelo, z. Vasil Steriovski dhe znj. Reme Lala, zhvilloi ne Seline e Kuvendit nje takim me delegacionin e Parlamentit te Kroacise, kryesuar nga z. Miro Kovac, Kryetar i Komisionit te Puneve te Jashtme, shoqeruar nga z.  Joško Klisovic, Nenkryetari, z. Ivan Celic, anetar dhe znj. Ermina Lekaj Priliaskaj, Kryetare e Grupit te Miqesise Kroaci-Shqiperi. 

 

Znj. Mimi Kodheli vleresoi marrëdheniet e shkelqyera politike midis dy vendeve si dhe mbeshtetjen qe Kroacia i ka dhene vendit tone si ne procesin e integrimit ne BE ashtu edhe ne kuadrin e organizatave te tjera nderkombetare. 

 

Me tej ajo beri nje pasqyre te situates ne vend duke theksuar reformat e zhvilluara si dhe rendesine e zhvillimit te zgjedhjeve te ardhshme vendore ne daten e paracaktuar, ne perputhje me kushtetuten dhe interesat e vendit, çka mbeshtetet edhe nga partneret tane kryesore te BE dhe SHBA.    

 

Z. Ralf Gjoni dhe z. Vasil Steriovski, ne pergjigje te interesimit nga koleget kroate, u shprehen se parlamenti eshte plotesisht legjitim dhe se qendrimi i tyre si deputete te rinj te opozites eshte ne mbeshtje te integrimit europian. Ne kete kuader ata i kerkuan parlamentareve kroate te bejne çeshte e mundur per te lobuar prane vendeve te tjera anetare te BE ne favor te hapjes se negociatave me Shqiperine. 

 

Z. Miro Kovac shprehu kenaqesine per pritjen dhe takimet qe kishte patur ne Shqiperi. Ai theksoi se Kroacia, ne perputhje edhe me interesat e veta kombetare ne fushen e sigurise, eshte mbeshtetese e zgjerimit te BE dhe plotesisht ne favor te hapjes sa me pare te negociatave me Shqiperine. Megjithate, edhe nese hapja e negociatave nuk do te behet ne qershor kjo nuk duhet t’ju dekurajoje sepse nuk ndodh per fajin tuaj por per shkak te situates se brendeshme dhe perqasjeve te gabuara ne disa prej vendeve anetare te BE. Ju keni treguar se jeni te afte te ecni perpara dhe keshtu duhet te vazhdoni duke u perqendruar tek vetja. Shqiperia ka bere nje progres te paimagjinueshem dhe une jam deshmitar i kesaj, u shpreh ai. 

Bashkebiseduesit folen gjithashtu per situaten ne rajon duke theksuar rendesine qe i duhet kushtuar forcimit te bashkepunimit, demokracise dhe proceseve integruese si nje domosdoshmeri per parandalimin e rreziqeve qe i kanosen Ballkanit dhe Europes nga faktore radikale e destabilizues.