Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi nen për nen dhe në tërësi një paketë projektligjesh

  • Postuar më, 11/06/2019

Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi nen për nen një paketë projektligjesh, të përbërë nga projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, projektligji “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara dhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar.

Të ftuar në këtë mbledhje ishin zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë z. Elton Haxhi, z .Artur Kala kryeadministrator AAPSK, z. Elvis Koci drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave dhe z. Agim Muslia drejtor i Drejtorisë së Përputhshmërisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave

Pas diskutimeve të ndryshme nen për nen, komenteve dhe sugjerimeve përkatëse, anëtarët e komisionit i votuan këto projektligje duke i miratuar nen për nen dhe në tërësi.