Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi një projektligj

  • Postuar më, 10/06/2019

Në drejtimin e kryetares znj Mimi Kodheli , komisioni per Politikën e Jashtme në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi. shqyrtoi  nen për nen  projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”

 I ftuar për të folur rreth projektligjit ishte dhe ministri për Shtetin dhe Diasporën Z. Pandeli Majko, i cili theksoi se ky projektligj parashikon hapjen e një zyre të veçantë për diasporën, migracionin dhe për shërbimet që kësaj  kategorie  do t'i ofrohet në çdo Bashki

“ Një zyrë e tillë  do t’i jepte akses një komuniteti që i  ndjek zhvillimet nga distanca. Ky diskutim është kryer edhe në bashkëpunim me pushtetin lokal” tha ndër të tjera z.Majko.

Pas pyetjeve, diskutimeve por dhe sugjerimeve për nene të veçanta të tij  , projektligji u miratua në tërësi