Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi nën për nen dhe në tërësi një projektligj dhe miratoi një projektrezolutë

  • Postuar më, 06/06/2019

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi nën për nen dhe në tërësi një projektligj dhe miratoi një projektrezolutë

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar". Të ftuar për këtë projektligj ishin z. Artan Syziu nga Ministria e Drejtësisë përgjegjës Sektori ne Sektorin e Studimeve Juridike dhe Analizës ligjore, znj.  Esmeralda Velaj specialiste Drejtoria e Vlerësimit të Legjislacionit, z. Kleves Janku nga Ministria e Bujqësisë dhe znj. Klodiana Marika nga Ministria e Mjedisit.

Pas miratimit në parim, projektligji u shqyrtua nen për nen mes anëtarëve të komisionit dhe të ftuarve. Pas diskutimeve, ky projektligj u miratua nen për nen dhe në tërësi.

Gjithashtu, po ditën e sotme komisioni shqyrtoi projektrezolutën "Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2018".

Pas komenteve te ndryshme, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektrezolutë.