Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi një projektligj

  • Postuar më, 06/06/2019

Në drejtimin e kryetarit z.Enver Roshi , komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi ,shqyrtoi  nen për nen projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar”. 

Z. Roshi ,më herët, prezantoi deputetet e rinj, anëtarë te komisionit për Punën  Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë, z. Evis Naço dhe z.Edmond Stojku. 

E pranishme në komision për diskutimin e neneve të veçanta, që lidhen me shërbimin mjekësor   në projektligjin “ Për disa ndryshime dhe shtesa  në Kodin Penal” ishte dhe znj Mira Rakacolli, zvmininistre e Ministrisë së  Shëndetësisë. 

Anëtarët e komisionit  , drejtuan pyetje dhe diskutuan për nene të vecanta të tij. Më pas, komisioni votoi dhe miratoi në tërësi projektligjin "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar”.